Erdogan, sërish për Gazën: Fitorja u takon atyre që besojnë!

by admin
Spread the love

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha së fundi se mund të parashikohet se deri ku mund të shtrihet ekspansionizmi, nëse nuk ndalohet Izraeli, raporton Anadolu.

Ai foli në Konferencën e Ardhmërisë së Palestinës të organizuar në Ankara nga Kryesia e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Kryesia e Drejtave të Njeriut pranë AK Partisë.

“Ne mund ta parashikojmë se deri ku mund të shtrihet ky ekspansionizëm nëse nuk ndalohet Izraeli i cili sa vjen e llastohet, e bëhet më shumë agresiv”, theksoi Erdogan, duke shtuar:

“Edhe pse ka disa njerëz që nuk kuptojnë dhe nuk mund të shohin rrezikun që i afrohet vendit tonë, ne e shohim rrezikun dhe marrim masat”.

Erdogan gjithashtu u shpreh se “të gjithë së bashku kemi parë me skuqje të fytyrës (me turp) se si KS-OKB dhe organizatat ndërkombëtare kanë mbetur të pafuqishëm përballë llastimeve të Izraelit”.

Ai theksoi se populli palestinez e përjeton këtë persekutim prej dhjetëra vitesh, ndërsa sipas tij, politika pushtuese, shkatërruese dhe ekzekutuese e Izraelit vazhdon pandërprerë prej 76 vitesh.

Presidenti turk gjithashtu u shpreh se të gjithë janë dëshmitarë se si organizatat e të drejtave të njeriut dhe organizatat globale të medias luajnë rolin e shurdhmemecit dhe injorojnë temat kur bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve të vrarë në Gaza.

>

“Deri kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shikojë derisa rajoni ynë shndërrohet në një det gjaku dhe civilë që digjen të gjallë në Gaza? Si do të mbrojë të drejtat e të tjerëve OKB-ja që nuk mbron të drejtat e personelit të vet?”, pyeti Erdogan.

Ai u shpreh se komuniteti ndërkombëtar dhe bota islame duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të ofruar më shumë ndihma humanitare në Gaza para dimrit.

“Sasia e ndihmave humanitare që dërguam për vëllezërit tanë në Gaza kaloi 84 mijë tonë. Turqia është vendi që dërgon më shumë ndihma në Gaza”, tha Erdoğan, duke shtuar:

“Ne jemi i vetmi shtet që treguam reagimin më të fortë ndaj masakrës në Gaza dhe që duke mos u mjaftuar me kaq, morëm masa konkrete kundër Izraelit. Pavarësisht të gjitha pamundësive, ne qëndrojmë të vendosur dhe do të qëndrojmë pranë popullit palestinez që mbron heroikisht atdheun e tij”.

Në fund ai shtoi:

“Shpresoj që fitorja do të jetë me ata që besojnë në Gaza dhe Liban. Do të vazhdojmë luftën tonë pa u lodhur, pa hequr dorë derisa të krijohet shteti i pavarur palestinez sovran në bazë të kufijve të vitit 1967, me kryeqytet Kudsin Lindor”, tha Erdoğan, duke shtuar se megjithëse do të përjetohen vuajtje të mëdha, “me lejen e Zotit, ky proces do të rezultojë në krijimin e një shteti të lirë palestinez në bazë të kufijve të vitit 1967”. /tesheshi.com/

You may also like