Erdogan kërcënon Izraelin: “Do ta paguash një ditë…”

by admin
Spread the love

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Izraeli do të “paguajë çmimin” për “gjenocidin” që po kryen kundër popullit palestinez, një vit pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe përgjigjes ushtarake izraelite kundër Gazës.

“Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen prej një viti dhe po vazhdon”, shkroi presidenti turk në një mesazh për X.

“Këtu dhe pikërisht për 365 ditë, 50 mijë vëllezër e motra, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht”, vijoi kreu i shtetit turk, i cili prej një viti është një nga më kritikët ndaj Izraelit.

“Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalen në të njëjtën mënyrë,” shton Erdogan, i cili e konsideron Hamasin një “organizatë rezistence”. /tesheshi.com/

You may also like