Eminem do të bëhet gjysh! Publikon videon emocionuese kur kuptoi lajmin e ëmbël

by admin
Spread the love

Eminem, një nga reperët më të famshëm dhe më të dashur, ka treguar në mënyrën më prekëse se së shpejti do të bëhet gjysh, pasi vajza e tij 28-vjeçare Hailey Jade Scott është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Muzikanti 51-vjeçar ka publikuar një video emocionuese për këngën e tij ‘Temporary’, ku shfaqen dhjetëra foto të vjetra të vajzës së tij. Në të ai ndër të tjera jep këshilla për momentet kur nuk do të jetë më në jetë. Në fund, babai krenar ndau një video ku zbuloi se vajza e tij është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Evan McClinton.

Hailey Jade Scott i jep reperit një fanellë futbolli blu që thotë “Gjyshi” dhe numri 1 , së bashku me një imazh me ultratinguj. Kur Eminem e kupton lajmin e ëmbël, ai u përlot nga emocioni.

You may also like