Emërimet e paligjshme në shkollat e Strugës, dorëzohet edhe një kallëzim penal ndaj Ramiz Merkos

by admin
Spread the love




Kundër kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko është ngritur kallëzim penal nga DPB Strugë sepse para tre viteve, në kundërshtim me ligjin, ka emëruar u.d. drejtor në shkollën e komunës që e udhëheq.

Siç informojnë nga MPB, kallëzimi penal ndaj Merkos është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me datë 17.01.2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me dispozitat ligjore, ka marrë vendim për zgjedhjen dhe emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor i një shkolle në Strugë. Këtë e ka bërë edhe pse e dinte se kandidatja të cilën e emëroi nuk i plotësonte një sërë kushtesh nga Ligji për arsimin bazë, nuk e kishte dhënë provimin për drejtor brenda afatit të përcaktuar ligjor dhe nuk posedonte certifikatë përkatëse të njohurive për gjuhën angleze”, njofton MPB.

“Përkundër faktit se nuk i plotësonte kushtet për pozitën, e paraqitura, i ka mundësuar të merr vendim dhe në mënyrë të kundërligjshme përfitimi në të holla në shumë prej 1.390.536 denarë për kryerjen e detyrave të punës si ushtrues detyre drejtor dhe si drejtor i shkollës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Për të njëjtat çështje, ndaj Merkos janë dorëzuar edhe disa kallëzime tjera penale, gjegjësisht për emërimet e tij të paligjshme që i ka bërë në shkollat e Komunës së Strugës.

 

 

MARKETING

>





You may also like