Embolo humbi penalltinë kundër Serbisë, Yakin: Duhet ta godiste njëri mes Xhakës dhe Akanji

by admin
Spread the love

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës kishte gjithçka brenda dhe deklratat e protagonistëve hedhin dritë mbi atë çfarë sportdashësit kanë mundur të shikojnë direkt nga stadiumi ose televizori.

Momenti kur Ndoj fitoi penalltinë për kombëtaren e Zvicrës u pasua nga disa sekonda kaotike pasi Xhaka mori topin në dorë duke marrë përsipër që ta ekzekutonte ai goditjen nga njëmbëdhjetë metrat. Në atë çast u afrua Bril Embolo duke i marrë topin nga dora.

Mbi këtë episod komisari teknik i Zvicrës u pyet në fund të takimit dhe sqaroi se ka një vakum pas tërheqjes nga Kombëtarja e Xherdan Shaqirit.

“Siç dihet Xherdani ka qenë goditësi ynë i parë i penalltive, me largimin e tij nuk kemi vendosur një tjetër lojtar fiks për këtë rol.

Unë i kam thënë Granitit dhe Manuelit (Akanji) që në rast penalltie në favorin tonë të vendosin ata të dy mes njëri-tjetrit se kush do të prezantohet përballlë portierit rival”, tha Murat Jakin.   

You may also like