‘Elite Youth Development Academy’ në testin e radhës, miqësore me Kombëtaren U-19 të vajzave

by admin
Spread the love

Projekti i rëndësishëm i FSHF “Elite Youth Development Academy” ka startuar në muajin shtator dhe vijon punën me ritme të mëdha.

37 lojtarët më të mirë të vitlindjeve 2010-2011 nga e gjithë Shqipëria po stërviten në “Shtëpinë e Futbollit”, nën kujdesin e specialistëve të ekipeve Kombëtare sipas një programi të mirëpërcaktuar.

Sakaq, sot u zhvillua një ndeshje miqësore me Kombëtaren U-19 të vajzave, e cila përfundoi me fitoren e djemve të “Elite Youth Development Academy”.

>

Ndeshje të tilla miqësore shërbejnë për të aplikuar skemat e reja të trajnimit, për të testuar lojtarët e rinj dhe për t’i rritur ata profesionalisht.

“Elite Youth Development Academy” është projekt ambicioz i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, që ka si synim edukimin dhe trajnimin e talenteve të reja, në aspektin profesional dhe atë personal.

You may also like