Elbasani dominon, por… 1-1 me Skënderbeun

by admin
Spread the love

Në “Elbasan Arena” ndodh gjithçka mes Elbasanit dhe Skënderbeut. Karton i kuq(Prençi i Skënderbeut u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 43-të), gol i anuluar(Gjoni shënoi për Elbasanit në minutën e 71-të, por VAR i prishi festën), e në fund sfida është mbyllur në barazim 1-1.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të nga Rashica, i cili mposhti portierin Abalora me një të djathtë nga distanca. Barazpesha u vendos në fundin e pjesës së parë, në minutën e 3-të shtesë nga Ze Gomesh.

>

Në pjesën e dytë Elbasani dominoi në lojë, por portieri i korçarëve, Alia u tregua i jashtëzakonshëm me pritjet e tij duke u mohuar verdhebluve golin e fitores. Elbasanin ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe Skënderbeu në 11 pikë.

You may also like