Ekskluzive: Genta Ismaili përjeton një aksident të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

by admin
Spread the love

Genta Ismaili është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, e njohur për energjinë e saj dhe hitet e shumta.

Me zërin e saj të fuqishëm dhe stilin e veçantë, ajo ka arritur të fitojë zemrat e shumë adhuruesve. Megjithatë, Genta ka pasur një periudhë të gjatë pa aktivitet pas lindjes se 2 binjakeve te saj. Ajo vendosi t’i përkushtohet familjes derisa fëmijët e saj të rriten pak më shumë.

Sidoqoftë, në muajt e fundit, Genta kishte filluar të përgatite për një koncert te madh ne shenim te 20 vjetorit te karrierës së saj. Plani ishte të realizonte një koncert unike që nuk ishte parë më parë në Kosovë. Megjithatë, përgatitjet dhe energjia e saj e madhe u ndalën papritur.

Fatkeqësisht, Genta pësoi një aksident trafiku ditët e fundit. Sipas burimeve të sigurta, për emisionin ”IN&Out” ajo u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago.

Pas momenteve të vështira, ajo tani ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, ky aksident e ka ndalur atë në realizimin e koncertit të saj. Fansat janë shumë të apasionuar dhe po presin me padurim një këngë të re nga Genta Ismaili, duke vazhduar të publikojnë hitet e saj kudo ne rrjetet sociale. Të gjithë presin rikthimin e saj në skenë dhe një shfaqje të paharrueshme. I urojmë shërim të shpejt kengetarës Genta Ismajli dhe presim lajme te mira dhe realizime te planeve te saj.

Emisioni ”IN&OUT” që po ”hallakat” showbizin shqiptar ka filluar sot sezonin e tretë./RTV21/21Media

You may also like