Edhe java e ardhshme do të ketë temperatura stabile dhe pa reshje shiu

by admin
Spread the love

Javën e re që na pret, pra në periudhën 14 tetor deri më 21 tetor, territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit (Anticiklon), me qendër Evropën Lindore.

Në këtë situatë moti do të jetë i qëndrueshëm, i thatë dhe relativisht i ngrohtë, do të vazhdojë gjatë ditës, ndërsa mëngjesi do të jetë më i ftohtë, ndërsa nga mesi i javës në orët e paradites përgjatë luginave do të krijohen kushte për paraqitje me mjegull dhe vranësira të ulëta.
Do të ketë mungesë të reshjeve, pra një periudhë e thatë në të gjithë territorin e Gadishullit Ballkanik.

Sa i përket temperaturave, nga mesi i javës ato do të rriten në intervalin nga 20 deri në 27 gradë, e më pas do të kenë tendencë rënieje, kështu që më ftohtë pritet të jetë në rajonin e Berovës, si dhe në vendbanimet dhe malet më të larta.

MARKETING



You may also like