Ecuria e Bajernit/ Golat në transfertë, belgu Kompani barazon rekordin e Flikut

by admin
Spread the love

Është fakt se pas humbjes me Barcelonën në Champions, kritikat kundër trajnerit të Bajern Mynihut, Vinsent Kompani janë rritur në masë.Por në Bundesligë është krejt e kundërta “panoramë”. Ata janë në krye të ligës dhe kanë shënuar 29 gola pas 8 javësh. Interesante është se Kompani ka barazuar rekordin e ish-trajnerit bavarez Hansi Flik, 5 ndeshje që shënon radhazi në transfertë tre gola e sipër (kampionat).

Konkretisht Flik e arriti diçka të tillë në sezonin 2019-2020 me rekordmenët e Gjermanisë, ndërsa Vinsent që në ciklin debutues. Nuk duhet harruar se në atë periudhë Flik fitoj tripletën për gjigandët nga Mynihu.

Bajerni i Kompanis e nis këtë ecuri me 3 golat në transfertën e Volfsburg (2-3, për të vijuar, Holshtain Kil (1-6), Verder Bremen (0-5), Frankfurt (3-3) dhe së fundmi me Bohumin (0-5). Statistikat të tilla japin sinjale pozitive se Bajerni pas “thatësirës” në edicionin 2023-2024 është në rrugën e duhur për të fituar trofe.

>

PANORAMASPORT.AL

You may also like