E tërboi si në finalen e Stambollit, zbulohen batutat Açerbi-Haland

by admin
Spread the love

Ashtu si në Stamboll, edhe një herë tjetër Françesko Açerbi dhe Erling Haland u rikthyen të sfidojnë njëri-tjetrin dhe mbrojtësi zikaltër doli fitues ndaj sulmuesit norvegjez.Pavarësisht se Pep Guardiola mendon që zikaltrit e markuan me 6 lojtarë, në Itali vazhdojnë t’i thurin elozhe Françesko Açerbit. Veterani i mbrojtjes italiane u tregua i egër në duelet me gjigantin norvegjez duke mos e lënë që të ishte i qetë dhe i qartë me topin në zotërim për të përhapur panik. Edhe ato pak herë që ai e humbi ishte Bastoni, i cili i dilte përpara për ta bllokuar.

Fundi i sfidës- Në fundin e ndeshjes pati një moment shumë interesant mes dy futbollistëve, të cilët u takuan dhe bënë humor me njëri-tjetrin. Ishte sulmuesi i Sitit ai që iu afrua dhe bënte me shenjë fanellën duke i lënë të kuptohet që e ka tërhequr gjatë gjithë kohës për ta markuar, ose ndoshta duke pretentuar 11-metërsh në zonë për një kontakt në fundin e ndeshjes. Edhe Açerbi iu përgjigj në të njëjtën mënyrë duke i treguar numrin 2. Mediat italiane shkruajnë se mund të ketë treguar numrin e ndeshjeve që e ka bllokuar, duke iu referuar edhe finales sëStambollit. “Shko në djall”, i thaHaland duke qeshur. Gjithçka umbyll me një përqafim.

FANELLA- Për ta bërë akoma më të bukur momentin ka menduar Açerbi me një postim në rrjetet sociale duke komentuar në foton e tij të postuar pasndeshjes. “I kërkova fanellën Halandit, por nuk ma tha. Bëjshaka djema”, ishte shkrimi iAçerbit. Ky i fundit ka marrëelozhe pafund nga tifozëtzikaltër për ndeshjen monumentale të bërë në “Etihad”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like