E la Tiranën për Prishtinën! Einxhel zbulon se a i pëlqen jeta në Prishtinë!

by admin
Spread the love

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për aktivitetet e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka vendosur të lidhet më ngushtë me ndjekësit e saj, duke hapur një pyetësor interaktiv në platformat e saj, ku u përgjigj edhe pyetjeve provokuese që i janë drejtuar.

Një nga pyetjet më interesante që ka marrë ka qenë ajo rreth jetës së saj në Prishtinë, pas zhvendosjes nga Tirana.

Ndërsa fansat janë kuriozë të dinë se si është adaptuar ajo në kryeqytetin kosovar, Einxhel ka ndarë mendimet e saj për përvojat e reja që po përjeton.

“Çfarë të pëlqen më shumë nga jeta në Prishtinë?” ishte një nga pyetjet që e sfidoi të fliste për ndjenjat dhe përshtypjet e saj.

Ajo shprehu entuziazmin për energjinë dhe mikpritjen e qytetit, duke theksuar se Prishtina ka një atmosferë të veçantë që e bën atë të ndihet mirëpritur. ‘Nje jete e qete pa ankthin e Tiranes dhe me nje energji teper pozitive’.

Shiko foton:

You may also like