E gjithë vëmendja te Real Madrid – Milan, gjigantët e Evropës në statistika

by admin
Spread the love

Në rundin e katërt të Champions League zhvillohet një sfidë mes dy skuadrave që kanë bërë historinë e këtij kompeticioni. Në tempullin “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridi, “Mbret” i Evropës, do të presë Milanin, skudër italiane që e ka fituar më së shumti këtë trofe (7).

Interesant fakti që Reali dhe Milani janë në ekuilibër të plotë në përplasjet historike në këtë kompeticion: 6 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje për secilën skuadër.

Në këtë edicion, Reali ka gjashtë pikë kundrejt tri të Milanit, i cili e kaloi ngërçin duke mposhtur 3-1 Bruges pas dy humbjeve të pësuara nga Liverpooli dhe Bayer Leverkuseni.

Ndeshje spektakolare, por njëkohësisht me koeficient të lartë vështirësie për kuqezinjtë, të cilët fituan me shumë vuajtje në Monza. Reali i Madridit vjen pas një fundjave pushim, pasi nuk ka luajtur në fundjavë.

Mbetet për t’u parë nëse “Los Blancos” do të arrijnë të rrëzojnë një tabu të vogël që është materializuar në këtë edicion të turneut.

E çuditshme por e vërtetë: kundër Shtutgartit, Lilles dhe Borussias së Dortmundit, në fakt, Mbappé dhe shokët e tij nuk shënuan kurrë në pjesën e parë.

>

Nga ana e tij, Milani do të përpiqet të marrë të paktën një barazim në kryeqytetin spanjoll.

Përveç lojtarëve më të reklamuar, si Mbappé dhe Vinicius Jr (tre gola për brazilianin në këtë event), Milani do të duhet t’i kushtojë vëmendje dikujt që nuk është një sulmues. Ky është Antonio Rudiger. Po, ish-lojtari i Romës shënoi kundër Stuttgartit dhe Borussias së Dortmundit, sërish në pjesën e dytë. Me fjalë të tjera, Reali është “Galaktik” në çdo repart.

 

 

You may also like