Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Champions League për edicionin 2024-2025 dhe Superliga nuk ka asnjë lidhje me këtë perjashtim.
Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga gazeta gjermane Die Welt. e cila shpjegon se si katalanasit rrezikojnë vendin e tyre në Champions-in e ardhshmë për shkak të një shkeljeje të pretenduar të rregullave financiare të vendosura nga UEFA, të cilat i detyrojnë klubet të kompensojnë të ardhurat dhe shpenzimet.
Situata e borxhit të klubit katalanas është e njohur për të gjithë, pavarësisht fitimit prej 304 milionë eurosh të regjistruar së fundmi. Sipas gazetës gjermane, bilanci katastrofike i klubit blaugrana mund të çojë në një skualifikim dy ose tre vjet nga Liga e Kampionëve.
PANORAMASPORT.AL