Ndeshja e zhvilluar mes FC Ballkanit dhe Dinamo Zagreb është pjesë e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit.
Kjo ndeshje u zhvillua në tetor të vitit 2023, me Ballkanin që triumfoi me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas institucioneve përgjegjëse, është duke u kryer një hetim i përgjithshëm, me dyshimin se kjo ndeshje ka qenë e kurdisur, atje ku pjesë e këtij hetimi janë Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.
Përveç institucioneve vendore, raportohet se kjo ndeshje është edhe nën hetim ndërkombëtar, por që natyrisht deri më tash nuk ka asnjë raportim zyrtar të shprehur.
/GazetaBlic Sport/