Dyshja McLaren rizgjon kohët e Sennas, skuderia angleze dominon në Brazil

by admin
Spread the love

Australiani që piloton për McLaren, Oscar Piastri ka arritur të mund Lando Norris për pole-position në kualifikueset e Çmimit të Madh të Brazilit mbajtur ditën e sotme.

Dy kolegët e skuderisë angleze kanë qenë në një rivalitet të fortë se kush do të nisej nga vendi i parë ditën e nesërme, por ja që më i riu prej tyre është treguar më i shkathët në Sao Paulo.

Max Verstappen vazhdon paraqitjet e dobëta si në gara, ashtu edhe në sprint e kualifikuese edhe në Amerikën Latine duke fituar vetëm pozicionin e katërt. Ferrari nderohet nga fituesi në SHBA, Leclerc i cili do të startojë ditën e shtunë nga vendi i 3-të direkt mbas dyshes së anglezëve. Synimi ëshët që monegasku të përfitojë në rastin e një lufteje në front të hapur midis dyshes së McLaren.

>

Piastri përshkoi Interlagos me kohën më të mirë, me Norris që ishte larg vetëm 29 të qindtat nga shoku i skuadrës. Një luftë nervash e shpejtësie që pritet të vazhdojë në Brazil ku skuderia portokalli duket qartazi mbi të tjerët, me vetëm Ferrarin që mund t’i bëjë ballë.

You may also like