Dyshja e Çelsit, më të mirët e muajit në Premier Ligë

by admin
Spread the love

Dyshja e Çelsit, Enco Mareska dhe Kol Palmer kanë fituar çmimet e Premier Ligës për paraqitjet e tyre fantastike gjatë shtatorit. Mareska u shpall trajneri më i mirë i muajit pasi udhëhoqi Blutë drejt fitoreve ndaj Bornmëthit, Uest Hemit dhe Brajtonit, pas barazimit 1-1 me Kristal Palasin.

Palmer u shpall të premten lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligë. 22-vjeçari dha një asist dhe shënoi pesë gola gjatë shtatorit, duke përfshirë një paraqitje mahnitëse fitoren 4-2 kundër Brajtonit, që e pa atë të shënonte katër herë.

Ndërsa tekniku italian u bë trajneri i parë i Çelsit që fiton çmimin e trajnerit të muajit në Premier Ligë, që nga Tomas Tuhel në tetor 2021. Palmer, tani ka fituar dy çmime si Lojtari më i Mirë i Muajit në vitin 2024, pasi më herët është vlerësuar për paraqitjet e tij të spikatura në kampionat gjatë muajit prill. “Ne patëm një muaj shumë të mirë. Të gjithë kemi nevojë për njerëz përreth që i bëjnë gjërat më mirë. Unë jam shumë mirënjohës që i kam të gjithë”, tha ish-trajneri i Lestërit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like