Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar se dy pacientë morën veshka nga një dhurues i ndjerë dhe është realizuar edhe një transplantim në klinikat kirurgjikale
“Ju informojmë se gjatë ditës së djeshme në klinikat kirurgjikale u realizua edhe një transplantim i organeve nga një dhurues i ndjerë.
Falë aktit human, guximit dhe empatisë së një familjeje që vendosi të japë pëlqimin për dhurimin e organeve të një të afërmi të tyre, dy pacientë me grup të rrallë të gjakut morën një veshkë dhe do të vazhdojnë të jetojnë një jetë normale, pa nevojën për dializë”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/