Dy ndeshje sot në basketboll, vëmendja në “Minatori”

by admin

Fundjava sjell duelet interesante në javën e 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kampionati për garat e rregullta po shkon drejt fundit, ku çdo përballje është shumë e rëndësishme dhe interesante.

Trepça-Vëllaznimi është një përballje interesante, me të dy skuadrat që synojnë të renditen sa më lartë në renditje para garave të “Play-off”-it.

>

Mitrovicasit janë në pozitën e dytë së bashku me Sigal Prishtinën, me 15 fitore e tetë humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me 11 fitore e 12 humbje.

Sot zhvillohet derbi i qytetit mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit.

Dy skuadrat janë në formë në ndryshme. Bashkimi është në vendin e parë me 16 fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni në vendin e fundit me pesë fitore e 18 humbje.

You may also like