Dy derbi në basketbollin e femrave

by admin
Spread the love

Basketbollistet do të vazhdojnë garat në Superligën e Kosovës, me ndeshjet e javës së dytë që do të zhvillohen të premten dhe shtunën.

Kjo javë do të karakterizohet me dy ndeshje derbi që do të luhen të premten kurse të shtunën do të zhvillohet dueli i fundit i xhiros së dytë.

Në kryeqytet, skuadra e Prishtinës do të përballen me Penzën kurse në Prizren, Bashkimi do të përballet me Pejën 03.

>

Të dyja ndeshjet luhen të premten dhe nisin në orën 19:00, ndërsa të shtunën prej orës 12:30 në Mitrovicë do të luajnë Trepça dhe Junior 06, skuadra që pësuan humbje në xhiron e parë.

Në xhiron e parë u mposht edhe Prishtina, e cila synon fitoren ndaj Penzës kurse Bashkimi si kampion në fuqi vlerësohet favorit përball Pejës 03.

Bashkimi dhe Peja 03, u përballen edhe në finalen e Superkupës së Kosovës javë më parë, të cilën e fitoi skuadra nga Prizreni.

You may also like