Dy Botërorë nga shtëpia, më në fund Italia është kokë grupi në… short

by admin
Spread the love

Pas dy edicioneve që e pa Botërorin nga divani dhe bëri shumë keq, Italia është kokë grupi për shortin e Botërorit të vitit 2026.italiaSiguria vjen nga matematika për skuadrën e Luçiano Spaletit, që 2 javë nga fundi komandon grupin e saj në Ligën e Kombeve me 10 pikë dhe siguroi kokën e grupit falë suksesit të Spanjës ndaj Serbisë që kualifikoi “Furinë e Kuqe” në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Edhe nëse Italia do të përfundojë e treta në grup sërish do të dalë si kokë për shkak të renditjes së FIFA-s, ku përpara janë vetëm Anglia, Portugalia, që i mjafton vetëm një pikë dhe Holanda.

SI FUNKSIONON- Në shortin e kualifikimit për në Botërorin e vitit 2026 që varet shumë varet edhe nga Liga e Kombeve. Kokat e grupeve janë 4 skuadrat e kualifikuara në çerekfinalet e këtij kompeticioni dhe 4 ekipet më të mira të renditura në FIFA. Me rezultatet e javës së fundit, si kokë grupi do të jenë Gjermania, Spanja, Franca, Belgjika, Anglia, Portugalia, Italia dhe Holanda. Mungojnë edhe 4 ekipe të tjera, ku për momentin janë afër Kroacia dhe Zvicra. Ndërkohë që dy vendet e tjera do t’i luajnë Hungaria, Polonia, Serbia dhe Danimarka.

>

SHORTI- Shorti për Botërorin do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih. Opsioni i vetëm i sigurt për Italinë që të shkojë në Kanada-Amerikë-Meksikë është vendi i parë në grup. 12 skuadrat që do të renditen të dytat dhe 4 më të mirat e Ligës së Kombeve do të luajnë me njëra-tjetrën për 4 vendet e tjera në “Play Off”. Vazo e parë i jep më shumë garanci ekipit të Spaletit dhe 2 Botërorët e fundit që kanë munguar e detyrojnë që të mos injorojë asnjë rival dhe ta marrë seriozisht. Pengesat nuk mungojnë sepse ekipet sfiduese janë Turqia, Austria, Sllovakia, Rumania dhe Ukraina. Shqipëria gjithashtu shpreson që të arrijë të luajë një herë në histori kompeticionin e rëndësishëm, por është e vështirë. Megjithatë, gjithçka do të varet nga shorti.FDGSDGGHPANORAMASPORT.AL

You may also like