Durmishi: Shporta konsumatore e vjeshtës është ulur mesatarisht nga 5% deri në 10%

by admin
Spread the love

Ministria e Ekonomisë dhe Punës me riorganizimin e institucioneve ka pasur më së shumti ndryshime në kompetencat, por përkundër kësaj sfide të madhe në 100 ditët e kaluara, ne ishim të përkushtuar në mbështetjen e bizneseve dhe amvisërive, dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në tribunën: Platforma:100% të përkushtuar për ty në temën “Projekte, investime dhe reforma në ekonominë, financën dhe administratën publike”.

Durmishi tha se Ministrinë e ka gjetur në gjendje të mosfunksionimit të plotë, por në tre muajt e fundit ka punuar me përkushtim në forcimin e kapaciteteve të punës, si dhe prioritetet që do t’i kemi në të ardhmen.
“Që në fillim të muajit të parë nga udhëheqja ime me Ministrinë, menjëherë iu qasëm shpalljes së thirrjeve publike nga programet e Ministrisë që nuk ishin shpallur, mbështetje financiare që biznesi e priste për gjysmë viti. Me Rebalancin e Buxhetit, kishim në dispozicion 120.000.000 denarë për dy programe: Programi për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore dhe Programi për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Janë shpallur thirrje për mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për rritjen e konkurrentësisë së tyre, për vendosjen e produkteve të reja, për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardit HALLALL, për furnizimin e makinave…etj. Ndoshta këto mjete nuk janë të mjaftueshme për të gjitha nevojat, por ato nënkuptojnë shumë për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme”, tha Durmishi dhe informoi se javën e ardhshme do të fillojë nënshkrimin e marrëveshjeve për subvencionimin dhe pagesën e mjeteve për një pjese të masave.

Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, siç tha Durmishi, analizat e para nga terreni tregojnë se çmimet e produkteve nga shporta konsumatore e vjeshtës janë ulur mesatarisht nga 5% deri në 10%, me ç’rast te disa produkte ulja e çmimeve është e vogël, ose nuk ka ulje fare (si p.sh. buka, vaji për ushqim dhe qumështi), derisa te produktet tjera e njëjti është dukshëm më e lartë (si p.sh. mishi, perimet dhe produktet e qumështit (djathi dhe kaçkavalli).

MARKETING

>



You may also like