Dukagjini i Klinës ka shënuar fitoren me të madhe në edicionin e sivjetshëm, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Gjilanin vendas, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Dukagjini avancoi me rezultat 0:2 me golat e Mërgim Pefqelit në minutën e 5-të e Hekuran Berishës në atë të 42-tën.
Në minutëne 81-të, shkaktohet penallti për vendasit.
Në minutën e 83-të, Senad Jaroviq nga penalltia e ngushtoi humbjen në 1:2.
>
Dukagjini pas dy barazimeve rresht, i kthehet fitoreve.
Kjo është fitore e madhe për djelmoshat e kryetrajnerit Ismet Munishi.
Dukagjini ngritet në vend të tetë me 14 pikë e Gjilani bie në pozitën e parafundit me 13 sosh.