Dueli me Rafinjan ndaj Barçës rezulton fatal, Marash Kumbulla humbet ndeshjet vendimtare të Kombëtares

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballojë ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve pa Marash Kumbullën në radhët e saj.

Klubi i Espanjolit ka konfirmuar se lojtari ka një dëmtim të muskulit të brendshëm në kofshën e majtë dhe situata e tij mbetet për t’u vlerësuar vetëm në ditët në vijim.

Lojtari ndjeu dhimbje pas një dueli me Rafinjan gjatë ndeshjes derbi mes Espanjolit dhe Barcelonës, teksa u detyrua më pas të linte fushën e lojës për shkak të këtij problemi pa u mbyllur pjesa e parë.

>

Sot, klubi i Espanjol konfirmoi se situata e tij do të ishte nën monitorim ditë pas dite, por duke bërë të qartë se Kumbulla nuk do të ishte në dispozicion të trajnerit derisa të mos ndjente më shqetësime,.

Mediat spanjolle e bëjnë fakt të kryer jo vetëm mungesën e tij ndaj Valencias këtë javë, por edhe gjatë pauzës së kombëtareve, duke caktuar kthimin e tij në dispozicion të trajnerit të Espanjol vetëm pas rreth tre javësh.

You may also like