DUBLIN – Irlanda dhe BM diskutojnë përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love



DUBLIN, 3 tetor /ATSH-DPA/- Ministrat e Jashtëm irlandez dhe britanik pritet të diskutojnë sot përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme gjatë takimit të tyre, në Dublin.

Zëvendëskryeministri irlandez dhe ministri i Punëve të Jashtme Micheal Martin do të presin sekretarin e jashtëm britanik David Lammy në Iveagh House, në kryeqytetin irlandez.

Pas vizitës së kryeministrit britanik Keir Starmer në Dublin muajin e kaluar, një zëdhënës i Departamentit të Punëve të Jashtme tha se vizita e Lammy do të ofronte një mundësi të rëndësishme për të nënvizuar angazhimin dhe ambicien e të dy qeverive për marrëdhëniet britaniko-irlandeze.

“Mezi pres të mirëpres sekretarin e Jashtëm David Lammy në Dublin. Ne ndajmë një axhendë ambicioze për një marrëdhënie të forcuar dypalëshe”, tha Martin përpara takimit.

“Në kuadër të një mjedisi global jashtëzakonisht kompleks, Irlanda dhe Britania e Madhe do të punojnë së bashku për të adresuar sfidat urgjente globale. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme kërkon veprim të menjëhershëm dhe vendimtar”, tha ai.

Gjithashtu do të diskutojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën përballë pushtimit të paligjshëm të Rusisë”, shtoi ai. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKuvendi hap aplikimet për vakancën në Kushtetuese, Tabaku: Po zgjatet mandati i Toskës


You may also like