Dua Lipa shton një tjetër datë në turne për shkak të kërkesave të mëdha

by admin
Spread the love

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka shtuar edhe një tjetër datë për koncert në turneun e saj botëror që do ta mbajë vitin e ardhshëm.

Pasi janë shitur të gjitha biletat, e kërkesa për të blerë të tjera ishte shumë e madhe, Lipa ka shtuar edhe datën 25 qershor për performim në stadiumin Anfield të Liverpoolit, në kuadër të turneut.

“Është shtuar një datë për shkak të kërkesës së madhe”, ka shkruar Lipa.

Përveç datës 25 qershor edhe të tjera i janë shtuar turneut të yllit për shkak të kërkesës së vazhdueshme për bileta.

Në Melburne të Australisë, në Rod Liver Arena janë shtuar tri data të tjera, 20 , 22 dhe 23 mars 2025. Kurse në Qudos Bank Arena në Sidney janë shtuar dy data, 26 dhe 28 mars 2025.

You may also like