Dua Lipa iu prezanton ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme

by admin
Spread the love

Përveç hiteve të saj të njohura, duket se Dua Lipa po bëhet e njohur edhe për kombinimet e saj të pazakonta ushqimore, pasi së fundmi ndau me ndjekësit një tjetër recetë unike me ndjekësit e saj.

Këngëtarja e hitit “Houdini”, 29 vjeçe, shkaktoi reagime të shumta të premten pasi ndau recetën e saj të veçantë për Diet Coke, ku përfshinte lëng turshie dhe lëng jalapeno në përzierje.

Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, diet coke dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.

Por receta nuk përfundoi këtu. Ajo vazhdoi duke shtuar lëng jalapeno dhe disa copa jalapeno për ta kompletuar pijen.

Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh: “Të gjithë po më shikojnë. Zonja në prapavijë po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.

Reagimet e miqve të saj për pijen ishin të ndryshme, me disa që shfaqën habi për shijen e fortë të turshisë, por Dua, nga ana e saj, e pëlqeu rezultatin duke thënë: “Kjo është… mmmmmm”.

Megjithatë, fansat e saj reaguan të ndarë për këtë recetë të çuditshme. Një fans u shpreh me humor: “Shijet e mia do më padisnin nëse do e provoja këtë”, ndërsa të tjerë shkruan: “Kombinim interesant” dhe “Dua, është kjo një shaka?”.

Megjithatë, disa ndjekës ishin të intriguar dhe të hapur për të provuar diçka të re, duke shkruar: “Nuk jam i sigurt si ndjehem për këtë, por jam i gatshëm të provoj gjëra të reja”.

Ky kombinim i pazakontë vjen pas zbulimit të saj të mëparshëm se ajo i pëlqen të shtojë vaj ulliri dhe kripë deti në akulloren me vanilje, në vend të shijes tradicionale të çokollatës. Sipas saj, shumë persona që kanë provuar këtë kombinim janë bërë fansa të tij.

@dualipaofficialWhat do we call her?

♬ original sound – Dua Lipa

You may also like