“Dridhet” stoli i Stefano Piolit, humbja e radhës i kërcënon… Krishtlindjet

by admin

Gazeta “Il Corriere dello Sport” është e sigurt: Ndeshja e Milanit në Ligën e Kampionëve kundër Njukasëllit do të jetë thelbësore në përcaktimin e fatit të Stefano Piolit.

Pioliiiii

Trajneri i Milanit ka qenë në diskutim prej disa kohësh dhe humbja kundër Atalantës nuk ndihmoi në përforcimin e pozicionit të tij. Një humbje e mundshme nesër mund ta pengojë Piolin të “hajë” Krishtlindjet në stolin kuqezi. Siç nënvizon edhe e përditshmja romane, nëse Pioli ka përgjegjësi, nuk është i vetmi.

E kanë edhe drejtuesit, duke qenë se gjithsesi ka hendeqe në organikë teksa edhe rregullimet në rang drejtuesish e kanë larguar pjesërisht vëmendjen nga objektivat në fushë.

Sido që të jetë, është e lehtë që nëse Milani mund Njukasllin dhe Dortmundi, PSG-në, duke lënë kështu kuqezinjtë të dalin të dytët, Pioli do të rikthehet “on-fire”, si njeriu i mrekullive, shpëtimtari i skuadrës. Futbolli italian është i paqëndrueshëm në këtë aspekt.

PANORAMASPORT.AL

You may also like