Drejtori Sportiv i Empolit: Ismajli profesionist i shkëlyer, po flasim me të…

by admin

Drejtori sportiv i Empolit, Roberto Gemmi, ka folur për ‘Sky Sport’ para sfidës së mbrëmjes me Torinon. Gjatë intervistës, njeriu i merkatos së Empolit ka folur edhe oqe dritaren e ardhshme të transferimeve, me vëmendje të veçantë për profilin e Ismajlit:

Ismajli mund të largohet në janar? “Po vazhdojmë të flasim pak për këtë, është më mirë kështu… Si në çdo merkato, kur fillon, ka mundësi të ndryshme. Ne, si gjithmonë, do të diskutojmë me trajnerin, do të përpiqemi të kuptojmë dinamikat dhe do të marrim vendimet tona. Ai është një profesionist i shkëlqyer, po flasim me të, por kohët i vendos vetë merkato.”

Ka pasur thashetheme në mediet italiane që e kanë lidhur emrin e mbrojtësit kuqezi të Empolit me një kalim të mundshëm te Napoli.

You may also like