Fransisko Konseisao duket se i ka pushtuar të gjitha zemrat bardhezi, edhe atë të drejtorit Krisiano Xhuntoli.
Ky i fundit ka shprehur gjatë një interviste dëshirën që ka për ta blerë përfundimisht lojtarin nga Porto dhe të jetë 100% në pronësi të Juventusit.
>
Xhuntoli tha gjithashtu se ka një marrëveshje edhe me Konseisaon për të vazhduar së bashku ndërsa komentoi pak edhe për merkaton e janarit. “Me Fransiskon jemi të qartë dhe dakord për të vazhduar së bashku. Megjithatë, ne duhet të presim kohën e duhur për të bërë lëvizjet e nevojshme. Sa i përket janarit, e dimë shumë mirë se duhet të bëjmë diçka. Ne do të presim mundësinë e duhur për të ndërhyrë”, tha ndër të tjera Xhuntoli.
PANORAMASPORT.AL