Dramë për Tiranën – Shqip

by admin
Spread the love

Tirana dhe Laçi kanë ndarë pikët mes tyre me një barazim dramatik në ndeshjen e luajtur në Korçë.

Në fakt ka qenë një ndeshje me shumë pak ritëm, ku dy skuadrat kishin më shumë frikë të mos pësonin gol, duke u hedhur rrallëherë me shumë forca në sulm.

Bardheblutë ishin ata që krijuan rastet më të mira në pjesën e parë dhe ia dolën të gjenin rrjetën me Zharmuni. Më pas, në pjesën e dytë ata kërkuan të administronin shifrat dhe i lëshuan terren Laçit që u hodh në kërkim të barazimit.

>

Kurbinasit nuk dukej se kishin forcën për të tundur rrjetën por një ndihmë ua dha pikërisht Zharmuni i cili në fund të ndeshjes, në minutën e fundit shtesë, devijoi në mënyrë të pafat para portës, duke shkaktuar autogolin i cili vulosi barazimin përfundimtar 1-1.

You may also like