Dramë në qiell: anëtari i NATO-s ngre avionë luftarakë, rusët shkelin sërish hapësirën e saj ajrore

by admin

Hapësira ajrore e Rumanisë u shkel gjatë sulmit rus të natës në Ukrainë dhe zona e hyrjes së mundshme të dronëve u identifikua pranë kufirit, në qarkun juglindor të Tulceas.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria rumune e Mbrojtjes.

Rumania, një anëtare e NATO-s, ka aktivizuar dy avionë luftarakë për të penguar një sulm të mundshëm ajror, u tha prej saj.

>

Rënia e pjesëve të dronëve dhe shkeljet e hapësirës ajrore rumune kanë qenë dukuri të shpeshta gjatë një viti e gjysmë të kaluar, pasi Rusia ka sulmuar infrastrukturën e portit ukrainas në lumin Danub, raportojnë mediat rajonale.

Rumania, Hungaria dhe Polonia kanë regjistruar vazhdimisht shkelje të hapësirës ajrore që kur Rusia filloi sulmet e saj ndaj Ukrainës në shkurt 2022. /tesheshi.com/

You may also like