Dragomiri: Kam frikë nga ndeshja me Kosovën, ja pse

by admin

Ish – presidenti i LPF-së (Ligës Profesinale të futbollit në Rumani), Dumitru Dragomir, është shprehur i shqetësuar para ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve, ndonëse beson se çelësin e fitores e kanë “trekolorët”.

Rumunët e kanë frikën nga sulmuesi Vedat Muriqi.

“Dragomiri paralajmëron se kombëtarja e vendit tonë nuk duhet të nënvlerësojë kundërshtarin, pavarësisht fitoreve në të kaluarën”, ka shkruar media rumune “Sport.ro”.

“Kam frikë nga ndeshja me Kosovën, nuk e di pse, jam shumë nervoz, është një ekip me vlerë, me futbollistë që luajnë si titullarë për skuadra të mira në këtë botë.

Të luash si titullar në Spanjë do të thotë diçka! Ne e gjetëm çelësin në ndeshjet e kaluara. Ata vinin në shprehje me Muriqin”, – tha mes të tjera Dumitru Dragomir, përcjell mediumi rumun”Fanatik”.

You may also like