Drafti i BE-së është i mirë, duam që Kosova ta çojë në Kushtetuese – Shqip

by admin
Spread the love

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar sot në Prishtinë ku edhe ka folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Draftit të BE-së që i është dorëzuar Kosovës.Sarrazin ka thënë se Kosova ka një Draft që i është dorëzuar nga miqtë dhe partnerët dhe se sipas tij, është një Draft i mirë. Sarrazin ka thënë se Gjermania dëshiron që Kosova ta marrë këtë Draft dhe ta procedojë për në Gjykatë Kushtetuese, meqë kjo do t’i hapte rrugë Kosovës për në Këshill të Evropës.Ju keni një draft që është shkruar nga BE-ja dhe partnerët dhe miqtë tuaj e që është një draft i mirë. Ne duam që ju ta merrni këtë draft. Unë mendoj që ju mund ta bëni, edhe nëse politika ndryshon apo jo, por në fund iu dërgon juve në Këshillin e Evropës nëse e çoni në Gjykatën tuaj Kushtetuese”, ka thënë Sarrazin.

You may also like