DPHM paralajmëron mot jo stabil me reshje shiu dhe bubullima – Shqip

by admin

MOTI I KEQ MUND TË SHKAKTOJË DERDHJE TË LUMENJVE DHE VËRSHIME

Në mabarë vendin sinoptikanët paralajmërojnë mot të keq, duke filluar nga perëndimi, vranësirat do të rriten dhe moti do të jetë jostabil me reshje shiu dhe bubullima, në disa vend në formë të stuhisë me reshje intensive të shiut për kohë të shkurtër, erë të fuqishme, shkarkime më intensive elektrike dhe kushte për breshër.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron mot të keq me reshje intensive shiu për kohë të shkurtër, erë të fuqishme, shkarkime më intensive elektrike dhe kushte për breshër,    për sonte pasdite dhe në orët e mbrëmjes duke filluar nga perëndimi, është mundur që të vijë deri në derdhje të mëdha të lumenjve, të cilët mund të shkaktojnë probleme lokale si në bregdet, ashtu edhe në infrastrukturën rrugore, në disa vende është e mundur edhe paraqitje edhe e rrëshqitje e dheut dhe gurëve,

“Në qoftë se realizohen këto reshje me intensitet të madh për kohëzgjatje të shkurtër në disa zona ujëmbledhëse më të vogla, në orët e mbrëmjes, madje edhe nesër gjatë orëve të mëngjesit, është e mundur të vijë deri në dalje të rrëmbyeshme të përrenjve dhe kullimeve më të vogla dhe derdhje të padëshiruara të ujërave të tyre, të cilat mund të shkaktojnë probleme lokale si në bregdet, ashtu edhe në infrastrukturën rrugore, e cila është në afërsi të tyre, ndërsa në disa vende është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Në disa lagje urbane, është e mundur paraqitja e problemeve lokale për shkak të derdhjes së shpejtë të ujërave nëpër rrugë, ndërsa ujërat e zeza nga kanalizimet, mund të shkaktojnë probleme komunale dhe përmbytje të dhapësirave nëntokësore”, thuhet në kumtesën e DPHM-së.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se përgjithësisht nuk priten reshje intensive si në veriperëndim të Gadishullit Ballkanik, por, megjithashtë, modelet e disponueshme parashikojnë reshje në të gjithë territorin e vendit.

Kujdes më i madh në përgjithësi nevojitet në perëndim tek pellgu i lumit Radika, rreth maleve Mali Sharr, pjesa e Osogovës dhe pjesë të Maleve të Maleshevisë dhe Ograzhden, në mjediset urbane dhe ndërurbane në rajonet e Tetovës, Shkupit, Kumanovës, Kriva Pallankës, Shtipit, Sveti Nikoles, Kratovës, Probishtipit, Koçanit”, shkruan në kumtesë.

Nga DPHM-ja rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, posaçërisht përreth lumenjve, për shkak të paraqitje së mundshme të ujërave të rrezikshme dhe rrëshiqtjeve të dheut. /KlanMacedonia/

You may also like