Doli duke qarë nga fusha, mësohet shkalla e dëmtimit të Alvaro Morata. Sulmuesi humbet Interin dhe…

by admin

Alvaro Morata doli nga fusha e lojës duke qarë gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Seviljen. Ai pësoi një dëmtim në gju dhe shumëkush mendoi se për futbollistin bëhej fjalë për diçka të rëndë që edhe mund të mbyllte para kohe sezonin e tij.

8a65c52a0fe04e1685f5050ffb36f3fd

Lojtari i është nënshtruar sot testeve mjekësore më të hollësishme dhe për fat të mirë të tij, nuk kishte pasoja shumë të rënda edhe pse do të qëndrojë për disa ndeshje larg fushave të lojës teksa rikuperohet.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai ka pësuar një traumë në kockë dhe një ndrydhje të ligamentit të gjurit të djathtë. Kjo do të thotë se ai do të humbasë të paktën dy ndeshjet e radhës në kampionat ndaj Las Palmas dhe Almeria, si dhe ndeshjen e parë kundër Interit në Ligën e Kampioneve më 20 shkurt.

Në klub janë optimistë se ai mund të kthehet para fundit të këtij muaji, më saktësisht më 29 shkurt, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit ndaj Atletik Bilbaos në “San Mames”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like