Diplomacia kosovare ka dështuar, me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në RMV e Mal të Zi – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka folur për politikën e jashtme të Kosovës për gjatë mandatatit të Qeverisë Kurti, ku sipas tij, kjo Qeveri nuk është se ka pasur ndonjë perparim.

Ai ka numëruar prioritetet e politikës së jashtme, duke numëruar edhe dështimet e Qeverisë. Hoxhaj, thotë se gjatë mandatit të plotë të qeverisë Kurti nuk është sjellur asnjë njohje e re, përkundër se është prioriteti i parë i vendit.

”Politika e jashtme e Kosovës ka prioritete konkrete të cilat determinohen nga realiteti politik që ka Kosova. Së pari prioritet është njohja, dhe këtu Qeveria Kurti nuk e ka pasur asnjë rezultat të vetëm, pasi për pesë vite asnjë vend nuk e ka njohur Kosovën” u shpreh ai për Front Online.

Për të prioritet i dytë për Kosovën do të ishte anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e që sipas tij edhe këtu ka dështuar Qeveria Kurti.

”Prioritet i dytë është anëtarësimi i vendit në organiztat ndërkombëtare dhe Kosova ka dështuar të anëtarësohet në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim të mundshëm në asnjë organizatë ndërkombëtare deri më tash” thotë ai.

>

Hoxhaj, prioritet të tretë të diplomacisë kosovare e konsideron politikën rajonale të Kosovës, dhe edhe për këtë sipas tij Kosova ka dështuar e madje sipas tij, me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në pushtet si në Maqedoninë Veriore ashtu edhe në Mal të Zi.

”Prioritet i tretë është politika rajonale e Kosovës dhe politika që ka ndjekur Kurti ndaj rajonit është se me Shqipërinë nuk kemi asnjë bashkëpunim relevant, strategjik, politik, ekonomik, ndërsa me vendet e rajonit vetë Kurti ka mbështetur forcat politike të cilat me thelb kanë mundësuar ardhjen e atyre në pushtet si në RMV dhe Mal të Zi që janë forca pro-serbe, po flas për partitë poltike maqedone dhe malazese, jo për ato shqiptare, asesi” thekson ai.

Për ish-shefin e diplomacisë kosovare, raportet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në kurrë nuk kanë qenë më keq se sa tani.

”Prioritet tjetër është mardhënie jonë me BE-në, sivjet bëhen dy vite për të marr statusin e kandidatit dhe askush nuk e ka shqyrtuar kërkesën tonë për ta marr këtë status. Prioritet i Kosovës është koordnimi dhe bashkëpunimi me SHBA-në, dhe kurrë nuk i kemi pasur punët me keq me SHBA-në dhe partnerët tjerë. Nuk ka asnjë fushë të diplomacisë që ka ndonjë rezultat”deklaroj Hoxhaj.

You may also like