Diego Forlán do të debutojë në tenisin profesionist

by admin
Spread the love

Diego Forlan do ta bëjë debutimin në tenisin profesionist në moshën 45 vjeçare.

Disa vite pasi e la futbollin e luajtur, ndërsa tash legjenda uruguaiane do ta provojë një eksperiencë të re në një sport tjetër.

Forlan do të debutojë në “sportin e bardhë” në Montevideo Challenger në muajin nëntor, ndërsa do ta ketë partner Federico Corian në atë që do të jenë turneu i parë për të, shkruan “BBC”,

Forlan, i cili i ka realizuar 36 gola për Uruguain dhe që ka luajtur në klube të njohura evropiane si Manchester United, Inter, Villarreal e Atletico Madrid, e mori lejen “wildcard” për të luajtur në dyshe përkrah Corias.

>

Uruguaiani ka marrë pjesë në disa meçe në kuadër të ITF për lojtarët mbi 30 vjeç, ndërsa aktualisht renditet në pozitën e 744-t në kategorinë +40 dhe i 108-ti në kategorinë +45 vjeç.

Në vitin 2024, Forlan i ka zhvilluar 11 ndeshje, ndërsa i ka regjistruar tetë fitore dhe i ka pësuar tri humbje.

Coria, 32 vjeç, renditet i 101-ti në ranglistën ATP, ndërsa e mban po ashtu një kanal në YouTube, ku e ndan jetën e tij të tenistit profesionist.

“Montevideo Challenger” është turneu më prestigjioz i Uruguait dhe do të mbahet nga 11 deri më 17 nëntor”.

You may also like