Diddy përballet me një akuzë të re për sulm seksual

by admin
Spread the love

Reperi Sean “Diddy” Combs është akuzuar se ka droguar e sulmuar seksualisht një grua, në një padi tjetër të ngritur në New York.

Akuzuesja e 12 pretendoi se pasi kishte mbetur shtatzënë, ajo ishte detyruar nga një prej të afërmve të tij të abortonte.

Combs u arrestua javën e kaluar dhe aktualisht është në mbajtje pasi përballet me akuza për mashtrim dhe trafikim seksual.

Ai vazhdon t’i mohojë akuzat në të gjitha 11 paditë e tjera.

Në padinë e fundit, një grua identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ka përshkruar abuzimin fizik dhe seksual të vazhdueshëm përgjatë katër vitesh, duke nisur nga 2020-a.

Ajo pretendon se Combs e ka droguar e më pas ka kryer akte seksuale pa pëlqimin e saj.

Aktet seksuale janë incizuar nga Combs pa lejen e gruas dhe ajo është vënë nën presion nga ai për t’u përfshirë në marrëdhënie seksuale në grup, thuhet në padi.

You may also like