Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme në RMV ka dhwnw detaje nw lidhje me aksionin policor që sot u realizua në Tetovë dhe në Ohër.

Nga MPB thonë se në aksion janë privuar nga liria 13 persona, ndërsa një person nuk është në dispozicion të organeve të rendit. Kontrollet janë kryer në 17 lokacione në rajonin e Tetovës dhe në Ohër.

“Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar automjete pasagjerësh, një sasi e madhe parash dhe flori, resiverë, një thikë, një pistoletë gazi, 3 laptopë, radiolidhje, libra regjistrimi të të ftuarve dhe dokumentacion kontabiliteti. Në ambientet e hotelierike janë gjetur 35 vajza me origjinë nga Ukraina, Rusia, Maqedonia, Serbia, Moldavia, Shqipëria dhe Kolumbia”.

MARKETING

>



You may also like