Dështimi i radhës i Bajernit, Myler shmang polemikat: Jam gati të firmos që e përmbysim Lacion

by admin

“Duhej të kishim shënuar të paktën 2 gola në pjesën e parë, me dy raste flagrante, por ndërkohë tani duhet të pranojmë një humbje 1- 0 e cila djeg shumë, ndonëse unë kam besim”. Ishin këto fjalët e parë të Tomas Mylerit, i cili pasi shpërtheu me fjalë të rënda pas humbjes me Leverkusenin në kampionat (“jemi një skuadër pa b…”), këtë herë ka dashur që të ndryshojë tone dhe pavarësisht disfatës beson te kualifikimi kundër Lacios:

myler kejn

“Nëse gjithçka do të shkonte siç duhej, sipas planeve tona dhe duke parë se çfarë bëmë në fushë, në pjesën e parë duhej të ishim të paktën 2-0 për ne. Skuadra reagoi mirë pas humbjes në kampionat dhe këtë e pamë të gjithë, por ja që në mbrojtje bëjmë gjithmonë ndonjë gabim të vogël dhe e paguajmë shtrenjtë atë.

Sikur të ishim treguar cinikë si gjithmonë, normalisht që duhej të kishim dalë nga Roma me një sukses të lehtë, por e rëndësishme është që reagim pati dhe mbi të gjitha duhet të stërvitemi këto 3 javë për të ndryshuar situatën.

Kartoni i kuq? Sigurisht që ndikoi, por edhe ky ishte një faktor jashtë planeve tona dhe na vjen keq për këtë. Gjithsesi, unë mendoj se tashmë nuk është momenti që të demoralizohemi, pasi kemi ende 90 minuta për të luajtur. Madje, unë jam gati që të firmos që tani se nëse na paraqiten raste siç shpërdoruam ndaj Lacios, në Mynih do të dërgojmë gjithmonë topin në rrjetë.

Momenti i vështirë vazhdon, por unë jam i bindur dhe mund të garantoj se jemi një grup mëse i bashkuar dhe së bashku do të arrijmë që të dalim. Fatmirësisht kemi cilësi pa fund dhe jam i bindur se kemi ende shumë për t’i dhënë këtij sezoni. Sa mundësi kemi ta përmbysim? Unë nuk them se jam optimist, por kam bindjen se do ta bëjmë këtë gjë. Në kthim do të jetë një histori krejt tjetër dhe jam gati që ta firmos që tani se e përmbysim Lacion në shtëpi”.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

You may also like