Derbi ndaj Interit, Stramaçoni: Juve, triumf i rëndësishëm për 2 arsye

by admin

Ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaçoni ka lavdëruar Juventusin pas fitores 1-0 kundër zikaltërve në derbin e Italisë. Stamaçoni tha se kjo fitore ka vlerë për Juventusin për 2 arsye, ku sigurisht ajo që mund të shihet si më e rëndësishmja është ngjitja në vendin e katërt duke kapur zonën Champions.

“Fitorja e Juventusit është e rëndësishme për dy arsye kryesore. E para lidhet me faktin që tashmë skuadra e Tiago Motës është e vetëdijshme se është një skuadër e madhe. Gjithashtu është e rëndësishme sepse ngjiten në vendin e katërt që mungonte që prej tetorit dhe këto dy komponentë e bëjnë këtë triumf shumë të rëndësishëm”, tha Stramaçoni.

>

PANORAMASPORT.AL

You may also like