Deminimi është kyç, por fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë jetike – Shqip

by admin
Spread the love

Duke folur për rëndësinë e veprimeve ndaj minave në Ukrainë, në konferencën e mbajtur në Lozanë të Zvicrës, me ftesë të ministrit të Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis , ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se krahas rëndësisë së strategjive për çminim, fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë vendimtare për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe më gjerë.

Gërvalla theksoi dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e brendshme, por edhe në misionet ndërkombëtare, duke përdorur përvojën e vendit tone në çminimin e zonave të minuara, dhe mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

>

Ministrja theksoi urgjencën e përfundimit të luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare po dështon çdo ditë që kjo luftë vazhdon.

“Edhe nëse kjo luftë do të ndalej sot, bashkësisë ndërkombëtare do t’i duhet të merrej edhe për vite të tëra me pasojat e kësaj lufte, me të mbijetuarit, viktimat dhe rindërtimin e Ukrainës. Por lufta nuk po ndalet sot dhe prandaj është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ndaluar këtë luftë tani,” tha Gërvalla.

You may also like