“Dardanët” të motivuar për ta mposhtur Qipron

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës në futboll kërkon edhe fitoren e dytë këtë muaj në Ligën e Kombeve.

Pas fitores në udhëtim ndaj Lituanisë, Kosova synon ta mposht Qipron, kundërshtar që muajin e shkuar e mposhti me rezultatin e thellë 4:0.

Dueli Kosovë – Qipro, zhvillohet të martën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili pritet të jetë i stërmbushur, ndërsa i takon xhiros së katërt të Ligës C.

Aktualisht, Kosova ka 6 pikë në grupin e saj, tri më shumë se Qipro kurse selektori Franco Foda beson në trepikëshin e radhës.

Foda ka insistuar se “Dardanët” do të futen vetëm për fitore ndaj Qipros, ndonëse ka pranuar se nuk pret aspak ndeshje të lehtë dhe për këtë arsye ka paralajmëruar lojtarët e tij se duhet të japin më të mirën nga vetja.

Në konferencën e mbajtur për shtyp të hënën, Foda ka pranuar se në dyshim mbetet paraqitja e Valon Berishës, ndërsa në portë pritet të rikthehet Arijanet Muriq.

“Dardanëve” në këtë ndeshje u mungon Elvis Rexhbeçaj shkaku i suspendimit, por optimizmi për fitore edhe shumë i madh.

Përkrah Fodas në konferencës u paraqit edhe Edon Zhegrova, që kontribuoi me gol në triumfin ndaj Lituanisë.

Futbollisti i Lillet ka pranuar se do të dalin në fushë për fitore dhe pret angazhim maksimal të gjithë ekipit.

Gjithashtu, Zhegrova shtoi se shpreson që të shënojnë sa më shumë gola në këtë përballje.

You may also like