Danilo përpiqet ta rifitojë Juventusin

by admin
Spread the love

Danilo përpiqet ta rifitojë “Zonjën e Vjetër” me një akt afrimi, që vë në pikëpyetje kontratën e tij.

Lojtari i Juventusit, në fakt i ka kërkuar klubit bardhezi ta heqë klauzolën e futur në mars 2023, e cila do ta shihte automatikisht te Juventusi edhe për 12 muaj të tjerë, nëse luan 50% plus një të ndeshjeve sezonale.

>

Me këtë kërkesë, mbrojtësi brazilian dëshiron të lehtësojë situatën e tij, duke e fokusuar të gjithë vëmendjen në fushë, duke i bërë të gjithë të ndihen më “të lirë”.

Siç raporton “Tuttosport”, braziliani është gati të rifillojë duke “vënë bast” kryesisht për veten e tij.

You may also like