Dalja e parë publike pas aksidentit, Michael Schumacher ishte në dasmën e vajzës

by admin
Spread the love

Konfirmimi vjen nga Gjermania: Michael Schumacher ka marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij Gina Maria duke u shfaqur në një event publik njëmbëdhjetë vjet pas aksidentit të tmerrshëm të që pësoi duke bërë ski.

Duke filluar nga ai 29 dhjetor 2013, kur ai ra gjatë një zbritjeje në Meribel, familja gjithmonë ka dashur të ruajë konfidencialitetin maksimal për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, megjithatë me rastin e ngjarjes së lumtur kampioni gjerman u largua nga shtëpia në liqenin e Gjenevës për të marrë pjesë në ceremoninë në Majorka.

Këtë e konfirmuan mediat gjermane, duke nisur nga Bild, e cila nënvizonte sesi Schumacher mbërriti direkt me avion nga Zvicra në vilën e vajzës së tij në Balearics, e pajisur me një pistë, thelbësore për t’u fshehur nga sytë kureshtarë.

Shtëpia, e blerë në Puerto de Andratx nga familja Schumacher në 2018 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, për një shumë afër 30 milionë euro, në fakt do të ndahej në dysh për të forcuar privatësinë dhe aksesi do të autorizohej vetëm në vijim kontrolle të rrepta për të ftuarit, të cilët u detyruan të linin celularët në hyrje.

Masa mund të jetë zbatuar për të parandaluar daljen e fotove të dasmës mes Gina Maria dhe Iain Bethke, megjithatë gjithçka tregon për praninë e Michael Schumacher në event dhe synimet e bashkëshortes së tij Corinna për të ruajtur konfidencialitetin në lidhje me gjendjen e ish-pilotit.

You may also like