Dafina Zeqiri nis të shpërndajë ftesat për dasmë, bëhet e ditur data

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka lidhur kurorë ditë më parë me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji.

Ajo e ka shënuar këtë ditë të rëndësishme në një ambient privat, me familjarë dhe miq të ngushtë.

Mirëpo, ylli i shumë hiteve muzikore, tani duket se është në fazën e fundit të planifikimit të ceremonisë së saj martesore e cila do të ndodhë në muajin tetor.

Këngëtari Ylli Limani, njëherësh një prej miqve të saj më të mirë, ka publikuar në rrjetet sociale ftesën që ka marrë nga mikja e tij, me të cilën kanë bashkë disa këngë.

Në një video të publikuar nga Ylli, shihet se në ftesë shkruan se data e martesës është 26 tetori.

Thuhet se dasma do të jetë madhështore dhe pritet të ketë shumë të ftuar, përfshirë edhe artistë të ndryshëm shqiptarë.

Ditë më parë, Dafina, 35-vjeç, ka publikuar këngën e saj më të re “Ma Bella” në bashkëpunim me Gims dhe Accauoi.

You may also like