Dabiqaj, sërish lojtar i muajit te Drita

by admin
Spread the love

Për herën e dytë rresht, Albert Dabiqaj është vlerësuar për paraqitjet e tij në fushë nga skuadra e Dritës.

Mesfushori 28-vjeçar është shpallur më i miri te Drita është për muajin tetor, epitet me të cilin u nderua është në muajin shtator nga ekipi i tij.

Dabiqaj po tregohet si njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Zekirija Ramadani këtë sezon dhe këtë po e dëshmon me paraqitjet e tij në fushë.

Muajin e shkuar, Dabiqaj realizoi dy gola për Dritën në ndeshjet e Superligës, dhe të dy i shënoi në fitoren 3:0 ndaj Prishtinës javën e shkuar.

>

Krahas vlerësimeve te skuadra e Dritës në dy muajt e fundit, Dabiqaj në fillim të këtij muaji është vlerësuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Dabiqaj është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të në Superligë, çmim të cilin e ndanë FFK-ja për futbollistin me paraqitjen më të mirë.

Deri më tani, Dabiqaj ka regjistruar 9 paraqitje në kampionat dhe ka realizuar 3 gola, ndërsa Drita është e treta në tabelë me 21 pikë, dy më pak Ballkani e Malisheva që prijnë në tabelë por kanë dy ndeshje më shumë të luajtura.

You may also like