Conference League/ Mudryk shkëlqen në “pokerin” e Chelsea, Fiorentina fiton bindshëm transfertën e St.Gallen

by admin
Spread the love

Janë padyshim favoritët absolut për fitimin e trofeut të Conference League.

“Blutë” e Chelsea dhe “Violët” e Fiorentina kanë arritur fitore të mëdha, në xhiron e dytë të fazës ligës së Conference League, duke mundur respektivisht 4-1 e 4-2, kundërshtarët e tyre në transferta tejet të vështira.

Kështu, “gjigantët” e Premier League mundën në “Stadiumin Olimpik” të Athinës, skuadrën e Panathinakos, ku padyshim heroi absolut ishte ukrainasi Mudry me një gol të shënuar në minutën e 49’-të dhe dy asiste për portugezin Joao Felix, i cili realizzoi dopietën në minutat 22’ e 55’, ndërsa Nkunku dërgoi shifrat në 0-4, për t’i lënë më pas vendin golit të nderit nga vendasit, me antë të Facundo Pellistri.

Në krahun tjetër, skuadra nga Firence ka triumfuar ndaj zviceranëve të St. Gallen në shtëpinë e këtyre të fundit “Kybunpark”.

>

Për vendasit topin në rrjetë e dërguan Mambimbi e Gortler, në minutat 23’ e 62’, ndërsa për “Violët” e Fiorentina shënuan Martinez Quarta e Robin Gosens në minutat 50’ e 94’, si dhe francezi Jonathan Ikone, i cili realizoi dopietën në gjatë pjesës së dytë më konkretisht në të 54’-tën dhe 69’-n.

Ndërkaq, në sfida të tjera, boshnjakët e Borac Banja Luka fituan 1-0 ndaj qipriotëve të APOEL, Basaksehir u mund 5-1 nga sllovenët e Celje, belgët e Gent fituan 2-1 ndaj Molde, polakët e Jagellonia fituan 2-0 nga Petrocub e po me të njëjtin rezultat fituan edhe skocezët e Hearts ndaj Omonia. Fitore regjistruan edhe Shamrock Rovers të cilët mundën 4-1 Larne, Vitoria Guimaraes mundi 2-1 skuadrën e Djurgarden, ndërsa austriakët e Rapid fituan 1-0 ndaj Noah. /i.m /abcnews.al

You may also like