Conference League/ Betis ndan pikët me Copenhagen, Heidenheim e Legia fitojnë në transferta

by admin
Spread the love

Nuk mund të quhet rezultate surprizë.

Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjes dhe të fundit të vlefshme për xhiron e dytë të fazës ligë, të turneut të tretë më të rëndësishëm për klube në Evropë, Conference League, ku këtë herë është vënë re edhe mungesa e golave.

Kështu, në arenën “Benito Villamarin”, spanjollët e Real Betis nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj danezëve të Copenhagen, me vendasit që shënuan të parët me marokenin Ezzalzouli, mirë Diks barazoi në minutën e 77’-të, duke i hequr “Bardhjeshilëve” fitoren nga duart.

>

Tre pikë në transferta siguruan Heidenheim e Legia Warsaw, me gjermanët që fituan minimalisht 1-0 ndaj qipriotëve të Paphos, pas golit të Patrick Mainka, ndërsa polakët mundën 3-0 serbët e TSC Backa Topola, pas rrjetave Kaputska, Luquinhas e Chodyna.

Në sfida të tjera, HJK Helsinki mund 1-0 bjellorusët e Dinamo Minsk, çekët e Mlada Boleslav humën 1-0 ndaj zviceranëve të Lugani, Olimpja Ljubjana fitoi 2-0 ndaj austriakëve të LASK Linz, ndërsa TNS mundi 2-0 kazakët e Astana. /i.m /abcnews.al

You may also like